Në Dollc të Klinës është zbuluar memoriali i heronjve të familjes Prenademi.
Preni, Palushi, Preka e Nika ranë dëshmorë në luftën e fundit të Kosovës.
Pjesë e zbulimit të këtij memoriali ishte edhe kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj si dhe deputeti Bekë Berisha.
Haradinaj tha se kjo familje atdhetare tradicionalisht dha luftëtarë dhe mori pjesë në kryengritjet kundër pushtimit.
“Gjatë historisë sonë së lavdishme, breza të tërë patriotësh shqiptarë rezistuan kundër secilit pushtues. Ata nuk e duruan robërinë, por zgjodhën të qëndrojnë të pathyeshëm e të mos i nënshtrohen armikut. Për familjen Prenademi kam pasur rastin të dëgjoj rrëfime nga shumë njerëz. Kjo familje atdhetare tradicionalisht dha luftëtarë dhe mori pjesë në kryengritjet kundër pushtimit. Shembullin e brezit të hershëm të kësaj familje e ndoqën edhe brezi i ri, si luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, u bëmë pjesë e vazhdueshme e një historie që ka filluar shumë kohë para nesh, me zbulimin e memorialit kushtuar heronjve të kësaj familje; Prenit, Palushit, Prekës dhe Nikës. Mirënjohje gjithë atyre që dhanë kontribut për jetësimin e këtij memoriali! I përjetshëm kujtimi për heronjtë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...