Albert Lumezi, vëllau i ish-prokurorit të Shtetit ,Aleksander Lumezit është vlerësuar për lidershipin dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm në sektorin bankar në Kosovë.
Me rastin e përfundimit të dy mandateve si Kryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe pensionimit si Kryeshef Ekzekutiv dhe President i Bordit Menaxhues të NLB Banka sh.a. Prishtinë, Lumezi është shpërblyer me një çmim prestigjioz mirënjohjeje nga Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Lumezi është një personalitet i njohur në sektorin e bankave dhe financave në Kosovë dhe në rajon, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë fushë.
“Udhëheqja e Lumezit gjatë mandateve të tij si Kryetar i Bordit të SHBK-së ishte i jashtëzakonshëm. Ndër të tjera, ai e udhëhoqi me sukses sektorin bankar gjatë sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe ishte një autoritet vendimtar në shumë çështje të tjera kritike në sektorin bankar. Përpjekjet dhe ekspertiza e tij kanë ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit të industrisë bankare në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Albert Lumezi është një lider i shquar në sektorin bankar, kontributet e të cilit në sektorin bankar në Kosovë kanë qenë të veçanta. Përkushtimi dhe puna e tij e palodhur ndër vite kanë ndihmuar për të siguruar që sektori të jetë i pozicionuar mirë për të përballuar sfidat e ndryshme. Ne jemi të nderuar të njohim udhëheqjen dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm me këtë çmim”, tha Petrit Balija, Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës
Lumezi shprehu mirënjohjen e tij për këtë nderim, duke thënë: “Jam thellësisht i nderuar që e marr këtë çmim nga Shoqata e Bankave të Kosovës. Ka qenë privilegj të shërbej si Kryetar i Bordit të ????-së dhe të veproj së bashku me një ekip shumë profesionist dhe të përkushtuar. Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku dhe jam i bindur se sektori bankar në Kosovë do të vazhdojë të ketë suksese edhe në vitet në vijim.”/Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen