Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka përkujtuar ish-kolegun e tij të ndjerë, Agim Kikajn.
Gecaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se pavarësisht se sot nuk është i gjallë, Agimi dhe shpirti i tij luftarak do të jetë pranë nesh dhe me ne gjatë gjithë këtyre ditëve por edhe më tej.
Ja postimi i plotë i Gecajt:
AGIMI NA MADHËSHTON
Në ditën e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, të kujtojmë edhe një herë mikun tim të gjeneratës, kryetarin, deputetin dhe aktivistin e devotshëm të LDK-së dhe të çështjes kombëtare, Agim Kikaj.
Edhe pse jo fizikisht , Agimi dhe shpirti i tij luftarak do të jetë pranë nesh dhe me ne gjatë gjithë këtyre ditëve por edhe më tej.
Sigurisht që Kuvendit të Republikës së Kosovës do ti mungoi përherë zëri i urtë e konstruktiv i Agimit. Ne sot po fillojmë fushatë mu në vendlindjen e Agimit, atje ku ai mori hapat e parë dhe të cilët e dërguan mëpastaj në piedestalet më të larta dhe më të ndritshme të një aktivisti kombëtar.
Prezenca shpirtërore e Agimit na madhështon të gjithë ne dhe do të jetë me ne gjithherë./Arbresh.info/

Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë