Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi të dielën se kanë filluar pastrimin e mbeturinave në Deponinë e Trudës.
Ky aksion është ndërmarrë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.
Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nis edhe implementimi i projektit për revitalizimin e kësaj hapësire të kryeqytetit.
“Ditën Botërore të Mjedisit po e shënojmë me aksionin e radhës të pastrimit të mbeturinave në Deponinë e Trudës. Shumë shpejt do të implementojmë edhe projektin për revitalizimin e kësaj hapësire të Kryeqytetit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. /arbresh.info/
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...