Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në Ditën e Kushtetutës, lë ti kujtojmë shkelësit e saj, pra sipas tij, ministrat e Qeverisë Kurti.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministrat që janë të janë shkelësit e Kushtetutës të konfirmuar dhe të tjerët në pritjeje janë, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, Roezta Hajdari dhe Hekuran Murati.
“Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë? Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike