Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e Ratko Mladiq, kriminel lufte i dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Kjo ka ngjallur reagimin e politikanit nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili i ka cilësuar këto veprime si të papranueshme dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike në rajon.
Mustafi, njëherazi këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se këto grafite janë pjesë e një politike të qëllimshme të frikësimit dhe serbizimit sistematik të Bujanocit.
“Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional. Në gusht, u thye billboard-i i Komandant Lleshit, në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale”, tha ai.
Ai ka rikujtuar disa raste të mëhershme, që sipas tij dëshmojnë për një klimë të krijuar me qëllim frikësimi ndaj shqiptarëve.
“Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit. Prapë heshtje. Sot, kemi këtë: “РАТКО МЛАДИЋ” me të kuqe në qendër të qytetit me katër C. E njohim mirë këtë stil. Nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre. Sepse “multietniciteti” aty po ndërton realitetin e ri. Serbizimi sistematik i Bujanocit. Kjo nuk ndodh me dhunë të hapur, por me mjete më të sofistikuara. Me letra që shpifin kundër shqiptarëve, me emërime që përjashtojnë shqiptarët, me përjashtim të simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, me ndëshkim të atyre që guxojnë të flasin”, tha ai./arbresh.info
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media