Në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Prishtinë tre të lënduar

09:02 | 29 Gusht 2017

Mëngjesin e sotshëm tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Lugbunar.

Togeri Albin Sahatqija për portalin arbresh ka folur për aksidentin në fjalë duke thënë se është një aksident me dëme materiale dhe me lëndime të lehta trupore.

“Janë tre persona të lënduar, është e përfshirë një veturë, një qerre me kali dhe një traktor. Arsyeja është mospërshtatja e kushteve të rrugës dhe shpejtësisë”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara