Policia e Prizrenit bën të ditur se ka arritur të e identifikojnë dhe te shoqërojnë të dyshuarin B .Q (1977) pasi që i njëjti më 12 gusht derisa ishte tek në një aheng familjar në fshatin Lubizhdë të Hasit, ia kishte vjedhur një personi tjetër revolen që kishte me leje.
Revolja është vjedhur në veturën e viktimës S. M, ku sipas Policisë ishte pistoletë e modelit Beretta-92-FS-Compact-L-Type—M9A1 i kalibrit 9 mm me numër serik Ber-692313 dhe një karikator me 8 fishek të kalibrit të njëjtë.
Policia njofton se është konfiskuar pistoleta, e cila kishte leje zyrtare e lëshuar nga MPB-ja e cila është pronë e viktimës së cekur më lart. Në konsultim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti shkon me procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësiti hetimor.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...