Sot, e mërkurë, në fshatin Bllacë të Suharekës do të mbahen homazhe në nderim të heroit Ramë Bllaca, në 88-vjetorin e rënies së tij.
Ceremonia do të zhvillohet pranë lapidarit të ngritur në vendlindjen e tij, duke filluar nga ora 10:00.
Kush ishte Ramë Bllaca
Ramë Bllaca (1879–1937) u lind në fshatin Bllacë të Suharekës dhe mbetet një nga emrat më të shquar të historisë shqiptare të fillimit të shekullit XX.
Ai shërbeu si deputet i Xhemijetit në parlamentin jugosllav, duke përfaqësuar interesat e shqiptarëve në një periudhë të vështirë politike.
I njohur për qëndrimet e tij të palëkundura, Bllaca refuzoi të firmoste marrëveshjen për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, duke dëshmuar guxim dhe besnikëri ndaj tokës dhe identitetit kombëtar.
Trashëgimia e tij patriotike u përcoll edhe tek i biri, Qazim Bllaca, i cili më vonë shërbeu si ministër në qeverinë e kryeministrit Ibrahim Mitrovica.
Ramë Bllaca do të mbetet një figurë e paharruar e historisë sonë, simbol i vendosmërisë për të mos bërë kompromise në dëm të kombit.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut