Sot është shënuar 80 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e lindjes së profesorit.
Kryeministri Kurti tha se kujtojmë e përkujtojmë figurën e bacës Ukë, një veprimtari, intelektuali, politikani, ish-të burgosuri politik, i cili me angazhimet e tij, mendimet e tij, jetën dhe veprën e tij, është unik dhe i papërsëritshëm.
Para të pranishmëve, kryeministri tha se 24 vjet pas përfundimit të luftës, ne e kemi ende të freskët 16 majin e vitit 1999, kur ai u lirua nga burgu, për të mos u gjetur më, ndërsa profesor Hotin e ka cilësuar njeri i librave dhe njeri i burgut, por edhe njeri i jetës e i lirisë.
16 maji i vitit 1999, ishte po ashtu dita kur i burgosuri politik Enver Dugolli, që tani është deputet i Kuvendit të Republikës, e kishte parë për herë të fundit profesor Hotin. Ai tha se kjo, njëkohësisht është edhe dita të cilën ne e përkujtojmë sa herë që shkojmë në Dubravë për ta kujtuar masakrën e Dubravës, ku u vranë e masakruan të burgosurit duarlidhur nga gardianët dhe nga të burgosurit e tjerë serb.
“Gjithashtu me këtë rast kujtojmë në përgjithësi 1617 të zhdukur, të cilët janë rrëmbyer me dhunë dhe për fatin e të cilëve nuk dimë as sot e kësaj dite. Ne ishim gjithsej 5000 peng lufte në qershorin e vitit 1999, rreth 2000 prej nesh në burgje zyrtare, 3000 të pagjetur, ndërkaq më shumë se gjysma e tyre janë të tillë, pra të pagjetur edhe sot e kësaj dite”, tha kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...