Sektori publik në Kosovë do të punojë vetëm në dy nga 10 ditët e para të këtij muaji.
Këtë e parasheh Ligji për festa zyrtare, veç se për qytetarët një gjë e tillë është e pakuptueshme.
“S’ka nevojë me zëvendësua të hënën e të martën, përveç disa festave nacionale”, tha një qytetar.
Por, fatin e këtij sektori nuk e ka edhe ai privat.
“Shumë e padrejtë po i bëhet sektorit privat si në paga, si në punë, përgjithësi”, tha Berat Ferati.
“Për sektorin privat normal që nuk është e drejtë me punu gjatë festave. Edhe ata duhet të kenë të drejtat e veta, sikur gjithë të tjerët”, tha një qytetaret tjetër.
Megjithatë, kjo në të ardhmen mund të ndryshojë.
Qeveria Kurti ditë më parë doli në mbështetje të ndryshimit të Ligjit që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në vikend. Kjo nismë është provuar të diskutohet edhe në Kuvend por që ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës meqë pa ta ndryshimet në ligj nuk mund të bëhen./klankosova/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin