Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë gjendje meteorologjike, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës vlerëson se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.
Ndërkaq, sipas njoftimit të IHMK-së, në vise malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra, reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini