Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti, duke bërë një premtim për Aeroportin e Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai kishte thënë se ky aeroport do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët, shkruan Arbresh.info.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, ishte shprehur Kurti.
Abdixhiku krahas kësaj videoje ka thënë se ndryshimi po vjen dhe sipas tij, me të edhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë, siç shpreh, më shumë se një fushatë../Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt