Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, që të tregohet i kujdesshëm dhe ‘të mbajë gojën’ kur flet për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në emisionin ‘A Show’, Haradinaj tha se e njeh Cakajn si djalë të ri, ambicioz dhe të përgatitur, por ai nuk ka mandat të flasë për territoret e Kosovës.
“Është djalë i ri, ambicioz dhe i përgatitur. Duhet t’i vendosë fre gojës sepse nuk ka mandat ai të flasë për territore të Kosovës. Mua më kanë thënë që nuk e ka deklaruar me vetëdije për shkëmbimin e territoreve. Këto kufij janë vendosur me gjak dhe kushdo që do i prekë do e pësojë njësoj”, u shpreh Haradinaj.
Daut Haradinaj, i cili është vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, deklaroi gjithashtu se Kosova pret më shumë nga kryeministri Rama, pasi nga Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, presin vetëm të këqija.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve