Ndriçohet Ferizaj për festat e fundvitit

21:58 | 7 Dhjetor 2021

Komuna e Ferizajt ka ndezur dritat e dekorimit të sheshit për fundvit.

Kryetari i kësaj komune Agim Aliu, ka publikuar foto nga pamja e qytetit.

“Festat e fundvitit po afrojnë. Përplot gëzim, të gjithë i presim. E sonte, bashkë me ferizajasit e vegjël, nën tingujt e muzikës së krijuar nga vet ata, marshin festiv plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike që veq fëmijët dijnë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur, me shije, që Ferizajt i dhanë kurorën e shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të moteve.
Sa më i mbarë qoftë viti që po vjen, shpresëdhënës e i begatë për të gjithë ju bashkëqytetarë!
Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë me gjithë familjen e me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara