Është rikthyer ndotja e ajrit në Prishtinë. Me uljen e temperaturave, është rikthyer edhe ndotja e ajrit në Prishtinë.
Në bazë të matësit të ambasadës amerikane në kryeqytet, ndotja e ajrit në ora 19:00, ka arritur shkallën prej 221.
Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme.
Këshillohet që të mos ekspozoheni në natyrë, e aq më pak fëmijët dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, pasi që kjo shkallë e ndotjes ndikon shumë keq në shëndet tek të gjithë, por në veçanti te fëmijët dhe të prekurit me sëmundje kronike apo sëmundje të frymëmarrjes. /Lajmi.net/
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...