As sot në ditën e Kurban Bajramit nuk mund të sheshohen problemet për shqiptarët. Teksa të shumtë kanë qenë shqiptarët që u janë drejtuar xhamive që herët në mëngjes, në një fshat në veri të vendit besimtarët kanë mbetur të jashtë dyerve të xhamisë.
Sot kur xhamia duhet të ishte e gjitha në shërbim të komunitetit mysliman, sot ajo është gdhirë e kyçur në fshatin Golaj të Hasit.
Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:
Mirëmëngjesi JOQ! Ju lutem publikojini këto foto që t’i shohë i gjithë komuniteti mysliman shqiptar, se si pleq e të rinj po presin të falen për Bajram dhe nuk erdhi asnjë hoxhë. Jemi në fshatin Golaj, Has dhe përveçse nuk erdhi asnjë hoxhë edhe dera është e mbyllur me dry.
Vetë situata është delikate duke marrë parasysh ditën e shenduar të një komuniteti specifik, çka nuk të jep shumë mundësi për t’u shprehur rreth këtij problemi, por padiskutim kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhte pikërisht sot për myslimanët.

Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...