Pas fitores së kombëtares së Kosovës ndaj Andorrës dhe fitores së kombëtares së Shqipërisë kundër Çekis, qytetarët në Kosovë janë shprehur mjaftë të lumtur pas fitores së këtyre dy vendeve.
Të pyetur se cilën kombëtare kanë përcjellur mbrëmë, qytetarët thonë se fokusi ka qenë në të dyja kombëtaret.
Përjetimet e qytetarëve ndaj këtyre fitoreve, kanë ngjallur emocionet e para luftës në Kosovë kur kanë brohoritur ritmin e këngës “unë të dua sa Kosovën”.
Për disa qytetarë, edhe performanca e këngëtares së njohur Shkurte Fejza, ka ngjallur një emocion të veçantë dhe ndjenjë të paharrueshme.
Qytetarët shprehen se edhe nëse do të ishin fitoret e planifikuara nuk do të kishte qenë me bukur se mbrëmë. /Arbresh.info




Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...