Nënë e bijë nga Podujeva janë arrestuar sot pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarave.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo.
Ulaj tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe të fazës hetimore në të cilën gjendet kjo çështje, nuk mund të japin informata tjera.
Ndryshe, në media u raportua se vajza e cila ka kryer abort është 19-vjeçare, dhe nëna e saj rreth 40 vjeç.
Policia konfirmoi sot se 19-vjeçarja kishte kërkuar tretman mjekësor në QKUK, dhe se ajo dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme./Arbresh.info
Lexo edhe:
Abortoi në mënyrë të paligjshme në QKUK, policia arreston dy gra
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...