Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, do të zhvillojë vizita në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social X.
“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai.
Më herët të mërkurën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Hanrahanin në Uashington.
Osmani ka shkruar se ritheksuan përkushtimin e tyre për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vjosa Osmani.
Ajo më tej ka shkruar se “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-në në vlera, në vizion dhe në veprim”.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...