Sot rreth orës 02:15 të mëngjesit, stacioni policor në Shtime ka pranuar ankesa nga banorët e qytetit lidhur me zhurmën e shkaktuar nga muzika me zë të lartë, e cila vinte nga hapësirat e disa lokaleve në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime.
Patrullat policore kanë reaguar menjëherë ndaj ankesave të qytetarëve dhe në bazë të autorizimeve ligjore, ndaj tre pronarëve të lokaleve janë ndërmarrë masa ligjore për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Në këtë rast janë shqiptuar tre (3) gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 euro, sipas Ligjit 03/L-142
“Pronarët e këtyre lokaleve, në të cilat zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, janë obliguar që të mbyllin lokalet, ndërsa lënda do t’i përcillet inspektoratit të komunës së Shtimes për procedura të mëtejshme sipas kompetencave ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...