Kosova sot luan sot ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Izrealit.
Sfida fillon nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se kjo ndeshje ka pasur të luhet në tetor por si shkak i konfliktit Izrael-Palestinë, është shtyer për këtë muaj.
Si shkak i kësaj që kjo lojë të jetë sa më sportive dhe të mos ketë ngjyrime politike policia e Kosovës po kujdeset në maksimum për këtë gjë.
Kontrolle të rrepta janë duke u bërë pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, nga policia e Kosovës.


Teksa kjo do të jetë ndeshja e parë e Izraelit që do ta luaj pas shpërthimit të këtij konflikti në Lindjen e Mesme, prandaj institucionet e sigurisë në Kosovë kanë ndërmarrë masat të larta të sigurisë, në mënyrë që kjo ndeshje të zhvillohet pa telashe dhe të mos ketë ngjyrime jashtë sportit
Situata para ndeshjes është e qetë dhe ka kontrolle të rrepta të policisë në prag të kësaj ndeshje.
Kosova është e katërta në tabelën e grupit I, me shtatë pikë teksa Izraeli është në vendin e tretë me 11 pikë dhe është me gjasa reale për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.
Ndërsa Kosova është pa gjasa për kualifikim. /Arbresh.info/
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla