Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se projekti për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” ka nisur pa e pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar shkresën me kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të kryeqytetit për vitin 2025, që sipas të parit të Prishtinës, i është dërguar dy herë Ministrisë së Financave, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Rama akuzoi Muratin se po rrezikon që qytetarët e Prishtinës të mbesin pa shërbime elementare, ndërsa ka kërkuar nga ministri në detyrë që ti kryej punët e veta.
“Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për “bllokim”, ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë! Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh. Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre! Kryj punët e tua!”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet filluan sot përsëri pas ndërprerjes së tyre për herë të tretë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu