Derisa në Kosovë po vazhdon debati për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërtesa që gjendet në Hagë të Holandës është rinovuar tërësisht.
Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndërtesa ku do të vendosen dhomat e posaçme të Gjykatës Speciale, është bërë gati për t’i pritur “mysafirët” e parë që do të jenë nga Kosova.
Në fotografi shihen kontejner për rreth ndërtesës që është rinovuar tërësisht dhe ende po punohet në të.
Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës ka pasur një tentim për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale nga deputetët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, por që dështoi.
Kundër kësaj nisme kanë reaguar ashpër ambasadorët e akredituar në Kosovë, duke e konsideruar të rrezikshme këtë iniciativë për shfuqizimin e Speciales.

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit