Oda e Mjekëve e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e pediatres Dallëndyshe Kumnova, e cila u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në spitalin regjional “Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj.
“Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991”, thuhet në njoftimin e OMK-së.
Tutje, Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj.
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi