Në moshën 77 vjeçare, ka vdekur sot Prof. Dr. Mandushe Berisha, gruaja e parë shqiptare që kishte fituar titullin “doktore e shkencave”.
Profesoresha Mandushe Berisha ishte mbi 40 vjet mësimdhënëse e fakultetit të shkencave matematike-natyrore, e lëndëve të kimisë. Ishte ndër mësimdhënëset e para universitare në Kosovë.
Prof.dr. Mandushe, ishte Profesore ordinare në Universitetin e Prishtinës, FSHMN katedra e Kimisë, ku punoi mbi 40 vite. Doktoroi në Universitetin e Zagrebit.
Ajo ishte autore e shumë librave nga fusha e Kimisë, për klasat fillore, te mesme dhe atë universitare si dhe botoi me dhjetëra punime shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet te shtunën në varrezat e Prishtinës në ora 17:00 ndërsa mbledhja komemorative te hënën në ora 11:00 ne sallën solemne të Fakultetit Filologjikë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...