Është ndërpre sot sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobine në Republikën e Kosovës që nga pas lufta, Telenor dhe VIP.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook drejtori i Autoritetit Rregullator i Komunikimeve Elektronik dhe Postare, Kreshnik Gashi.
E gjithë kjo, sipas tij është bërë në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, duke shtuar se nesër pritet që të bëhen edhe matje të tjera profesionale nga ky staf.
“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP. Isha në pjesën Veriore të Vendit për ta konfirmuar këtë të arritur. Nesër priten të bëhen edhe matje tjera profesionale nga stafi i ARKEP”, ka shkruar ai.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...