Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00

21:33 | 5 Mars 2026
Q L

Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani – që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit e jo nga Kuvendi – nuk kanë kaluar.

Të pranishëm ishin vetëm 93 deputetë, përfshirë 9 nga komuniteti joshumicë, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Për kalimin e tyre nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 vende.

Prandaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk i hodhi fare në votim amendamentet dhe tha se do të ketë seancë të re.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet pas gjysmë ore, pra në orën 22:00.

Nuk është e qartë nëse pas 30 minutave do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim

Shpërndaje në rrjete sociale