Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është ndaluar furnizimi me ujë në fshatrat e Fushë Kosovës dhe në lagjet 028, 029.
Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, ndërprerja është bërë për shkak të një defekti teknik në fshatin Pomozotin, si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli.
“Ekipet tona teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e defektit dhe për të përfunduar pastrimin e rezervuarit, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...