Në mesnatë ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës tw datws 13.03.2020 për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së korona virusit COVID-19 në vendin tonë.
Pezullimi i përkohshëm vlen për të gjitha fluturimet me udhëtarë në bord, që arrijnë në ANP “Adem Jashari” përveç fluturimeve në shkuarje, pra nga Prishtina në drejtim të destinacioneve të ndryshme.
Inspektorët e AAC-së, sot, e kanë monitoruar për së afërmi zbatimin e këtij vendimi.
“Lusim të gjithë udhëtarët që të kenë mirëkuptim për këto masa dhe të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet përkatëse”, thuhet në komunikatë.
“Nuk ka vend për panik, vetëm për kujdes të shtuar!”, kanë thënë nga autoriteti i Aviacionit Civil.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë