Seanca gjyqësore në rastin “Stenta 2”, është ndërprerë sot për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në sallën ku po mbahej gjykimi, në Pallatin e Drejtësisë. Lidhur me këtë rast, nga KEDS-i kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë prishje.
Në reagimin e KEDS-it bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë.
“Në disa media sot ka dalë një lajm që në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të parpapara për sot. KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë. Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah”, thuhet në reagimin e KEDS-it.
Një rast i ngjashëm i ndërprerjes së e energjisë elektrike në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë ka ndodhur para pak ditësh, derisa po mbahej seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve./arbresh.info/
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...