Nën patronazhin e ministrit të Diasporës, Valon Muratit, në një solemnitet u nderua sot një nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili më shumë se 3 dekada ka dhënë kontributin në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Harry Bajraktari.
Me këtë rast, ministri Murati, tha se Bajraktari nuk kurseu asgjë për t’ia siguruar popullit të vet lirinë.
“Falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.
Shoku dhe miku i ngushtë i Bajraktarit, kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili ishte i ftuar special në këtë solemnitet, tha se ai së bashku me Harry Bajraktarin kanë arritur që Kosovën ta bëjnë mike të SHBA-ve.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Bajraktari me angazhimet e tij, nuk ka kontribuar vetëm për Republikën e Kosovës, por dhe mbarë kombin shqiptar, duke marrë nderimet më të larta nga shteti shqiptar.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...