Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” u ka kërkuar banorëve të zonës kadastrale në afërsi të Liqenit të Ujmanit, që brenda shtatë ditësh ta dorëzojnë dokumentacionin që dëshmon pronësinë mbi tokat dhe objektet e tyre.
Në dokumentin, të cilin e ka siguruar RTKLive, e i cili mban datën e sotme (22 korrik 2026) thuhet se kërkesa u drejtohet të gjithë banorëve që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e mbuluar nga projektet e ndërmarrjes.
Sipas njoftimit, qytetarët duhet të dorëzojnë dëshminë e pronësisë (tapinë), kontratën e blerjes apo shitjes ose çdo dokument tjetër ligjor që vërteton pronësinë mbi pasurinë.
Dokumentacioni, sipas letrës zyrtare, mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e “Ibër-Lepencit” pranë digës së Ujmanit ose në mënyrë elektronike në adresën [email protected], ndërsa afati për dorëzim është shtatë ditë nga publikimi i njoftimit.
Në dokument është shkruar edhe paralajmërimi se mosrespektimi i këtij afati mund të vështirësojë procesin e verifikimit të pronësisë dhe të ndikojë në të drejtat e personave si pronarë.

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...