Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga tani, kushdo qe hedh fletushka e broshura jashtë vendeve të përcaktuara do të dënohet me 90 euro.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se me qëllim të mbrojtjes së ambientit, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptoj gjoba për operatorët që shpërndajnë gjëra të tilla.
Postimi i plotë:
Njoftim për ndalimin e fletushkave/broshurave
Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro.
Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hyjmë kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna.
Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë.
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi