Komuna e Podujevës ka marrë vendim për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave, trotineteve elektrike dhe mjeteve tjera të ngjashme brenda hapësirës së Sheshit/Bulevardit të qytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook.
Siç ka thënë ai, vendimi është marrë me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual.
“Sot kam marrë vendim për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave, trotinetëve elektrik dhe mjeteve tjera të ngjashme brenda hapësirës së Sheshit/Bulevardit të qytetit”.
“Këtë vendim e kam marrë me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual”, ka shkruar Bulliqi./arbresh.info/

Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...