Ndalohet për 48 orë i dyshuari për sulmin me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë

17:05 | 11 Qershor 2026
H.E

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se është arrestuar një person i dyshuar me inicialet S.M., pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Sulm me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, kapet i dyshuari

Shpërndaje në rrjete sociale