Një shtetas polak është ndaluar në Izvor të Zveçanit nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
Bëhet e ditur se prokurori ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet.
Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.
“Izvor, Zveçan 18.09.2024-13:30. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...