Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 13.09.2021, rreth orës 11:00, ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk-Istog, është duke u mbajtur një aheng (dasmë) dhe ka të shtëna me armë zjarri.
Me të marr informatën Njësitë relevante të Stacionit Policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, transmeton arbresh.info
Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar:
Një (1) Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm
Njëmbëdhjetë (11) gëzhoja cal: 7.62mm
Një (1) karikator i së njëjtës armë.
I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt
Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti covid.
Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero./arbresh.info/

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...