Prokurori i Shtetit, ka njoftuar se deri në ora 19:00 në tërë territorin e Kosovës, janë raportuar tri raste me pesë persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot.
“Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.
“Dy persona tjerë janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë Zgjedhjeve”, dhe “Keqpërdorimi i drejtës së votimit”.
Bëhet e ditur se dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut, ndërsa dy të fundit nga Komuna e Mamushës.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjashtë personat e ndaluar në Mitrovicë të Jugut, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s