Dy persona janë ndaluar nën dyshimin për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në Ferizaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria, shkruan arbresh.info.
Dy të dyshuarit, sipas prokurorisë dyshohen se nga llogaria bankare e një qytetari kanë tërhequr para në vlerë prej 95 mijë eurove.
“Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./arbresh.info/
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...