Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin e koduar “Pastrimi”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje të parave, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndalimi i tyre është pjesë e veprimeve procedurale hetimore që po ndërmerren në këtë rast.
Lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona, ndërsa hetimet nga organet kompetente po vazhdojnë./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...