Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur për 48 orë, të dyshuarit A.F dhe G.M nga Autoshkolla “STOP” dhe i dyshuari M.Th., nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë-Kosovë, nën dyshimin për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Sipas Prokurorisë, e dyshuara tjetër- A..A nga Kryqi i Kuq në Fushë-Kosovë, është liruar në procedurë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ky arrestim është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në DHKEK në Prishtinë dhe është vazhdimësi e rastit, ku paraprakisht, ishin arrestuar një Instruktor i kësaj Autoshkolle dhe një Ekzaminer i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Personat e dyshuar, dyshohet se e kanë kryer veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...