Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave, me vendim të prokurorit, ka ndaluar gjithsej 16 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 12 persona për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor”dhe “Dhuna në familje” të KPRK-së.
Po ashtu, gjatë kësaj jave, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit 8 personave për veprat penale të lartëcekura.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftimin e bërë për media./arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...