Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” ka dalur jashtë funksioni.
Kështu ka bërë të ditur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke shtuar se puna e Njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B” është për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit, raporton Arbresh.info.
KEK-u ka njoftuar të mërkurën se procesi i sanimit të gypave të dëmtuar do të zgjasë deri në 48 orë, derisa tha se ka arritur të sigurojë rreth 5000 megavat energji elektrike nga burime të jashtme “që përfaqëson 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”.
Korporata Energjetike ka njoftuar se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur rrjedhje ishte më 4 dhjetor të vitit të kaluar. Ndalja u tha se ishte e domosdoshme për të parandaluar pasoja më të mëdha.
“Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme. Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./Arbresh.info/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...