Ka ndërruar jetë Nazlie Uksmajli, nëna e dëshmorit të parë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, Nazlie Uksmajli.”
“Nëna Nazlie, mbylli sytë duke na dhënë lamtumirën, krenare që Kosovës i dha birin dëshmor, lufta e gjaku i të cilëve i solli lirinë Kosovës. Ajo mbajti kurdoherë në zemër, dashurinë, dhembjen e sakrificat e panumërta prej nëne, por gjithnjë krenare për veprën e sakrificën e të birit.
Aliu u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të birit të saj.
“Pusho në paqe nënë Nazlie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Uksmajli, bashkëluftëtarëve të të birit, miqve e të njohurve të të ndjerës. Dritë pastë shpirti i saj fisnik”, shkroi ai në Facebook.
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...