Avokati kosovar Gëzim Namani nga Podujeva është ndarë nga jeta në moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët dhe kolegët e tij.
Nga familja Namani kanë bërë me dije se Gëzimi vdiq dje, pas betejës me një sëmundje.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Njoftojmë të gjithë miqtë dhe familjarët,se pas një sëmundje të shkurtë, me datën 17.03.2025 ndërroi jetë vëllau im Gëzim (Faik) Namani. Për ceremonin e varrim do tju njoftojmë me kohë.”
Ndryshe, Gëzimi ka dhënë kontribut edhe në Komunën e Podujevës, ku për një kohë ushtroi detyrën e Drejtorit të Administratës.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...