Ka ndërruar jetë Rafiz Sejdiu, inxhinier, atdhetar i kombit, ish-epror i lartë i zonës dhe ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, e cila po ashtu njoftoi edhe detajet për ceremoninë mortore që do të mbahet nesër.
Sipas njoftimit, programi i ceremonive mortore është: Ora 14:00 – Mbledhja komemorative në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj, ora 16:00-16:30 – Homazhe pranë arkivolit në fshatin Doganaj (tek shtëpia) dhe ora 17:00 – Varrimi në varrezat e fshatit Greme, lagjja Spahia, Ferizaj.
“Baci Rafiz, kontributi dhe qëndresa jote do të mbesin përherë në kujtesën e luftëtarëve të lirisë dhe në zemrat e gjithë atyre që të njohën nga afër e punuan me Ty. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sejdiu, bashkëluftëtarët dhe të gjithë miqtë e tij! I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, Epror e bashkëluftëtar i UÇK-së!”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Rafiz Sejdiu do të mbahet mend si një figurë e shquar e rezistencës dhe lirisë së Kosovës, i cili dha kontribut të madh në kohët më sfiduese për vendin.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë