Në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Republikës së Republikës së Kosovës, është miratuar Popozim-Vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) zonave kadastrale në Graqanicë, me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për Autizëm,Sindromë Down dhe Aftësi të Kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një statusi në Facebook, përcjell Arbresh.info
Aliu ka njoftuar se kjo nismë ka synim përmirësimin e cilësisë së jetës, dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për personat që kanë nevoje për mbështetje e kujdes të veçantë.
“Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes së të gjithë individëve në nevojë, gjithnjë duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë”, shkruan ai./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...