Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të mbajë fjalimin hyrës në ceremonin e ndarjes së çmimit “Vullnetari i Vitit”.
Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve (TLP-CC) organizon evenimentin “Vullnetar i Vitit” me qëllim që t’u shprehë mirënjohje të diplomuarve, puna vullnetare e të cilëve ka patur ndikim të veçantë dhe ka motivuar të tjerët për të shërbyer më tutje.
Ceremonia e dhënies së çmimeve do të përfshijë, përveç çmimit përfundimtar “Vullnetar i Vitit”, edhe çmime në shtatë kategori.
Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve është një program katërvjeçar që promovon pjesëmarrjen qytetare dhe kulturën e vullnetarizmit përmes vendosjes së të diplomuarve të programit Master të TLP-së nëpër pozita për punë vullnetare.
Njëqind e tetëdhjetë e pesë (185) kosovarë kanë fituar bursa për programe studimore të nivelit Master në Shtetet e Bashkuara përmes programit TLP.
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...