Qeveria e Kosovës, ka ndarë mbi 7 milionë euro për përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore në kuadër të masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se kjo po bëhet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve për qasje më të lehtë në financa.
“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat për zhvillimin e ekonomisë në vlerë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo për të financuar tregtarët e ndryshëm që janë pjesë e këtij Fondi, në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive që bizneset dhe ekonomia vendëse ta ketë më të lehtë në financa, pa pasur nevojë që të ofrojmë hipotekë apo pengje tjera, ne do të vazhdojmë me transfertën e radhës që është në vlerë prej 7 milionë euro, në kuadër të Masës 2.2”, ka thënë Murati.
Gjithashtu, Qeveria ka miratuar plotësim/ndryshimet në Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Ministri Murati, ka thënë se ndryshimet në këtë Ligj janë të nevojshme për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ndryshimet, sipas tij, janë bërë sipas direktivave të BE-së.
Në mbledhje ekzekutivi i Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar se në këto prona parashihet ndërtim i objektit të Komunës, QKMF-së e tregu i gjelbër.
“MAPL konform mandatit të saj propozon kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat Agjencionit Pyjor në realizimin e projekteve për ndërtimin e objektit të komunës, të tregut të gjelbër dhe ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së. Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencioni Pyjor i Kosovë”, është shprehur Krasniqi.
Gjatë mbledhjes gjithashtu u miratua edhe shpronësimi i pronave për ta zgjeruar rrugën QMI – Lipjan nga dy në katër korsi.
U miratua edhe shqyrtimi i draftit të strategjisë sektoriale të shëndetësisë 2025 – 2030. Gjithashtu, u miratua edhe shqyrtimi i draftit të raportit nëntë mujor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2024./rtk
Parashikimi i motit për sot
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...